Numri i pacienteve të shtruar në dy spitalet COVID në vend është 36.

Këta persona po marrin aktualisht shërbimin e nevojshëm, për të fituar betejën me koronavirusin, që deri më sot në vend ka marrë jetën e 31 personave.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive”.

Ndërkohë që në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë pesë pacientë të shtruar dhe një pacient është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re