Epidemiologu Taulant Muka ka publikuar një imazh tepër shqetësues që një pjesë e madhe e qytetarëve e sheh nëpër ambiente të ndryshme, kryesisht në bare e restorante.

Bëhet fjalë për maskat që nuk mbahen në fytyrë por lihen në tavolinë duke u kthyer në burim infeksioni për secilin.

Muka publikoi fotografinë në rrjetet sociale duke shkruajtur: “Sa prej jush e shohin kete pamje ne bare dhe restorante?! Maskat behen ambjent perfekt per bakteret viruset te vallezojne dhe me pas ti marrim si “ushqim” ne goje dhe ne ajrin qe thithim ne hunde! Ky eshte shendeti publik?!”

Reagimi i epidemiologut vjen në një kohë kur pandemia e koronavirusit thuhet se do të sjellë valën e dytë pasi ka rritje të shifrave të infektimeve dhe viktimave.

Që nga 15 Tetori, edhe qeveria shqiptare ka vendosur që maskat të jenë me detyrim në çdo ambient përveç shtëpisë.

Ky vendim u mor për të shmangur përhapjen e rasteve të reja ndërsa theksohet që çdo person që kapet pa maskë do të gjobitet me 3000 lekë, masë ndëshkimore që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re