Pallati 176

Ngjarjet zhvillohen në Pallatin 176, ku jetojnë dy të rinjtë, Elsa dhe Fredi, së bashku me familjet e tyre. Babai i Elsës është drejtor, ndërsa i Fredit punëtor i ndërmarrjes. Gjithçka nis pasi dy të rinjtë dashurohen me njëri-tjetrin. Kur familjet e mësojnë, familja e Elsës kurrsesi nuk pranon të lidhë krushqi me atë të Fredit, mirëpo dashuria e dy të rinjve triumfon.

Zonja nga qyteti

Ollga vendos të jetojë me Melin, vajzën e saj që punon si ndihmës-mjeke në fshat. Pas mundimeve të shumta për t’i gjetur vajzës një burrë qyteti, Ollga i prezanton Melit Koçin, i cili hiqet si një artist. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk dëshiron të lëvizë nga fshati.

Një shoqe nga fshati

Komedi që pason “Zonjën nga qyteti”. Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Gjatë një atmosfere të ngrohtë, Ollga i këndon ninullën e parë nipit të saj të porsalindur: “Na ishte njëherë një Ollgë që mbahej si zonjë. Kohët kaluan dhe zonja u bë një nga ne, një shoqe nga fshati”.

Përrallë nga e kalaura

Historia e martesës së Gjinos, 14-vjeçar me Marigonë, 28- vjeçare. Pasi nevojitej një tjetër krah pune në shtëpi, çifti martoi djalin e vogël Gjinon, me Marigonë, e cila ndihmonte çdo ditë vjehrrën me punë të ndryshme. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan martesën me Gjinon dhe në fund ia del të marrë djaloshin që dashuronte.

Kapedani

Xha Suloja e ka të vështirë t’a urdhërojë një grua, mirëpo pikërisht
kjo i ndodh kur kryetarja e kooperativës e cakton të kujdeset për kotecin e
pulave, pas një alarmi të rënë gjatë natës. Një burrë i rëndë dhe me mustaqe,
ai s’mund ta pranojë kurrsesi këtë detyrë dhe vendos t’a braktisë. Mirëpo,
ngjarjet ndërlikohen kur ai merr një fletërrufe dhe duhet t’i bindet urdhërave.

Xha Sulua udhërton për në kryeqytet, ku sheh gra në pozicione nga më të ndryshmet në punë. Madje edhe ish-komisarin e gjen në punë fizike, duke iu bindur një gruaje. Kjo gjë nuk i pëlqen aspak dhe i menduar kthehet në kooperativë, duke ndryshuar mendim.

Tela për violinë

Andon Ledhi është një i ri që po studion për violinë, për
t’u pranuar në konkursin e Akademisë së Arteve të Bukura. Mirëpo, babai i tij
mendon se i biri s’mund ta fitojë konkursin dhe për këtë arsye fut miq kudo për
Andonin. Kryetari i komisionit, Muço, nuk mund të gjykojë me mendje të
kthjellët nga kjo situatë e Andonit dhe e shfryn të gjithë zemërimin tek violinist.

Prefekti

Komedia “Prefekti” ironizon prefektin e Tiranës gjatë kohës
së pushtimit fashist dhe vartësin e tij, i cili ishte drejtues i policisë Komedia
“Prefekti” ironizon prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist dhe
vartësin e tij, i cili ishte drejtues i policies së Tiranës. Në komedi
paraqiten autoktonët e vjetër të Tiranës dhe njerëz që ishin kundër rrymës së
asaj kohe.

Shi në plazh

Familja e Alberit, sidomos daja, është kundër lidhjes së tij
me një vajzë me profesion aktore, sepse në rini ka përjetuar një zhgënjim nga
një histori e ngjashme, transmeton “Xing.al”. Por gjithçka do të
ndryshojë gjatë pushimeve të veres, ku familja do të njihet me komshinjtë ngjitur
që fusin hundët por dhe me prindërit e vajzës.

Dy herë mat

Ilo Pinci, specialist i peshkut dhe i midhjeve, dhe shahist
i njohur, ftohet në një simultane shahu në një qytet bregdetar. Ajo që e shtyn
më shumë të vijë në qytet është deshira e fshehtë për të zbuluar të dhëna në
lidhje me kultivimin e midhjeve. Gjatë një diskutimi, ai hedh poshtë mendimin e
Sazanit, specialist dhe kultivues i midhjes.

Mirëpo, në një lojë shahu ndeshet me vajzën e Sazanit, Rudinën, për të cilën nuk është në dijeni se është vajza e tij. Ai mundet nga Rudina e cila vendos një midhje në vend të mbretëreshës. Për këtë arsye, ai pranon humbjen e dyfishtë, kur mëson se ajo është vajza e kundërshtarit të tij dhe në punë.

Çifti i lumtur

Historia e dy të rinjve që vijnë nga besime të ndryshme
fetare dhe vendosin të martohen me njëri-tjetrin. Kur këtë ua bëjnë të ditur
prindërve, babai i djalit, një konservator, nuk e fsheh dot faktin se nuk e do
vajzën që vjen nga një besim tjetër fetar. Ai nis të nxjerrë justifikime që kjo
lidhje të bëhet e pamundur. Në fund, ai dorëzohet para dashurisë së dy të
rinjve.

Zëvendësi i grave

Gjithçka që Maku do është të ketë një punë të përhershme.
Gjithçka të tjeret duan për Makun është të gjejë nuse. Teksa vazhdimisht
caktohet si zëvendës i grave që marrin lejen e lindjes, Maku nuk e di ç’plane
gatuajnë të tjerët për të. Gjithçka që Maku do është të ketë një punë të
përhershme.

Gjithçka të tjeret duan për Makun është të gjejë nuse. Teksa
vazhdimisht caktohet si zëvendës i grave që marrin lejen e lindjes, Maku nuk e
di ç’plane gatuajnë të tjerët për të.

Edhe kështu edhe ashtu

Megjithëse Apostol Sako shkruante artikuj dhe jepte leksione
mbi dashurinë e lire të rinisë, krejt e kundërta ndodh në shtëpinë e tij, pasi
mëson se vajza e tij, Alma, studente e inxhinierisë, dashurohet me një
këngëtar. I ati do ta martojë të bijën me një diplomat dhe konfliktet zgjidhen
përmes situatave komike.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re