Në seancën e sotme plenare, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar në sallë ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit për të diskutuar marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal.

Por duke qenë se mungonte, Tabaku, pyetjen e saj për sesa shkojnë pagesat vjetore, ia ka drejtuar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Përpara se të filloj diskutimin, një pyetje për ministren, zonja Spiropali,si pjesë e aneksit të projektligjit parashikohet njëkohësisht dhe një skedulë pagesash i cili fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për të paktën 6 vite rritet deri në 4.5%. Ju lutem a janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore?” u shpreh Tabaku.

Pjesë nga debati

Tabaku: Përpara se të filloj diskutimin, një pyetje për ministren, zonja Spiropali, si pjesë e aneksit të projektligjit parashikohet njëkohësisht dhe një skedulë pagesash i cili fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për të paktën 6 vite rritet deri në 4.5%. Ju lutem a janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore?

Spiropali: Unë e kuptoj që zonjën Tabaku e ka marrë malli për ne dhe e ka marrë malli dhe për zhvillimin normal të seancave plenare por ja ku jemi e dashur Tabaku dhe besoj që të gjithë çështjen Ministri nuk e shpjegon dot këtu as përgjigjet e pyetjeve tuaja se është në një takim zyrtar në Francë me Kryeministrin. Ju i dëgjuat dhe përgjigjet shteruese të zonjës Ikonomi ashtu siç i keni dëgjuar dhe në Komisione ku përgjigjet i keni marrë dhe nëse doni, keni pyetje më të detajuara besoj do ju kthejmë përgjigje edhe duke pyetur relatorët dhe ministrin përgjegjës dhe mund t’jua vëmë në dispozicion. Nuk besoj se pyetja juaj shtyhet nga kurioziteti i tepërt sepse nëse do kishit besoj, jo ju personalisht por të gjithë si grup minimalisht respektin për të dëgjuar deputetë të shumicës siç ishte rasti i zonjës Xhacka ashtu dhe ministra të kësaj Qeverie kur flasin, minimalisht nuk do ngriheshit në këmbë nga vendi, nuk do t’i fyenit, nuk do ti denigronit, nuk do shpifnit por do prisnit.

Zonja Tabaku po do prisnit me shumë durim dhe me shumë qetësi që t’ju jap shpjegime për të cilat ju vijimisht keni kërkuar prej tyre shpjegime publike, dhe unë mendoj dhe do ishte shumë e udhës që ju personalisht, deputetët e tjerë , zoti Bardhi dhe të gjithë ata që nxituan më parë të hedhin gurë mbi zonjën Xhacka ashtu siç kanë bërë për muaj e muaj të tërë pa u ndalur, të kenë mundësinë e një reflektimi jo vetëm për t’i dhënë shans deputetes për t’u përgjigjur por për të na dhënë ne të gjithë respektin që duhet ti japim njëri tjetrit në seancë. Sa i takon prjektligjit aktual mund të diskutojmë, jeni regjistruar të gjithë, eja ta bëjmë debatin e të flasim, merrni siç keni marrë nga mëngjesi deri në darkë përgjigjet nga faturat te nenet e projektligjit por ju lutem mos pretendoni se ka munguar vëmendja jonë sepse vëmendja jonë dhe e imja personalisht, zonja Tabaku nuk ka munguar asnjëherë për fjalët tuaja me shumë vlerë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re