Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar. Eksperimenti është realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit. Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”, shkruan CNN.

Në fund të videos, pjesëmarrësit ndodhen nën dritat e zeza duke treguar qartë se ku është përhapur “infeksioni”. Substanca, e përdorur për të sinjalizuar mikrobet, mund të shihet në ushqim, enë dhe pllaka, dhe madje edhe në fytyrat e disa prej pjesëmarrësve. Ndërsa këto lloj eksperimentesh nuk janë të reja, John Nicholls, profesor klinik në patologji në Universitetin Hong Kong, tha që ata demonstrojnë se sa shpejt mund të përhapet një virus, veçanërisht kur larja e duarve nuk kryhet, raporton

“Ajo që tregohet në video, është se virusi  përhapet në sipërfaqe dhe tek njerëzit me shumë lehtësi,” tha Nicholls për CNN, “dhe unë mendoj se me të vërtetë nënvizon nevojën e asaj që njerëzit kanë thënë për higjenën e duarve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”.

Kentaro Iwata, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin Kobe tha: “Eksperimenti tregoi mundësinë e përhapjes së virusit përmes kontaktit, dhe kjo nuk është dëshmi e asaj që ndodhi, kështu që dallimi duhet të bëhet qartë midis asaj që mund të ndodhte dhe asaj që ndodhi”.

Por të dy ekspertët thanë se eksperimenti është një mënyrë e mirë për të treguar rëndësinë e larjes së duarve. Nicholls tha se do të ishte edhe më efektive të shihej eksperimenti pasi personi i “infektuar” të lante duart për pesë dhe pastaj dhjetë sekonda.

“Kështu që publiku i gjerë merr një koncept të mekanizmit se sa në të vërtetë larja e duarve mund të zvogëlojë transmetimin e infeksionit,” tha Nicholls.