Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta ka reaguar I pikëlluar për vdekjen e Xhontil Bardhit, një prej vëllezërve që u ekzekutuan një natë më parë në Krujë.

Përmes një fotoje ku shihet i qeshur krah Gjonit Dom Gjergj Meta shkruan se ka pasur shumë gjëra për t’i thënë të riut, ndërsa tashmë po i jep lamtumirën.

“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë …

Lamtumirë Gjoni i mirë!

Lutju Zotit për ne!”– shkruan Dom Gjergj Meta.

Një prej vëllezërve të ekzekutuar Xhintil Bardhi kishte ndjekur seminarin e priftërinjve në Shkodërv dhe njihej si besimtar i përkushtuar.

Por gjatë gjatë pauzës 2-vjeçare, koha gjatë të cilës duhet të vendoste nëse dëshironte të bëhej prift apo jo, kishte hequr dorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re