Këtë të diel këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ia ka dedikuar familjes së saj, duke u shplodhur kështu paksa nga koncertet e shumta që ka pasur së fundmi.

Teksa bënte një shëtitje me babain e saj, Elvana postoi një video duke na i prezantuar për herë të parë personin më të dashur për të.

Elvana duket se ka trashëguar shumë nga babai i saj dhe bie në sy buzëqeshja e njëjtë.

Ndërsa mamaja e Elvanës është tashmë shumë e njohur. Madje vitin e kaluar ajo ishte e ftuar në “Xing me Ermalin” duke u shfaqur për herë të parë në një studio televizive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re