Ishte moderatori Kelvi Kadilli ai që e postoi i pari foton me juristen e njohur Eni Çobanin duke shkruar se e adhuron juristen shumë të dashur për publikun.

Më pas këtë foto e ripostoi edhe Eni duke shkruar: “Je yll mor djalë”.

Fansat e juristes e kanë ngatërruar Kelvin me djalin e saj duke i bërë komplimenta e duke i shkruar se buzëqeshjen e kanë të njëjtë.

“Sa te bukur e paske djalin ta kesh me jete si princ te dy meraviljo”, “Buzeqeshjen e keni te njejte e pac me shendet si yll e ke”, “Yll je si mami jot”, jane disa nga komentet ne foton e postuar nga Eni. Këto komente Kelvi i ka postuar në Instastory duke bërë shaka me këtë ngatërresë. “Mami?”, shkruan Kelvi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re