Ministri i Brendshëm Taulant Balla është zotuar para mediave gjatë konferencës për analizën vjetore të ministrisë, se sa kohë ai do të mbajë  këtë detyrë, në vend nuk do duhet të ketë “të fortë” mbi ligjin apo qytetarët.

Duke iu referuar luftës ndaj krimit të organizuar, Balla theksoi se ajo do të mbetet prioriteti i ministrisë së Brendshme.

“Sa kohë që do jem në këtë detyrë, në Shqipëri nuk do të ketë as nuk duhet të ketë, as feude, dhe bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët kur Policia i shoqëronte deri kohë më parë, tek dera e komisariatit ishte drejtësia ajo që i nxirrte nga dritarja pas komisariatit”, është shprehur ministri.

Taulant Balla: Rezultatet e muajve të fundit, janë vetëm fillimi i një revanshi ndaj krimit të organizuar në mënyrë të veçantë. Sa kohë që do jem në këtë detyrë, në Shqipëri nuk do të ketë as nuk duhet të ketë, as feude, dhe bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët, të cilët kur Policia i shoqëronte deri kohë më parë, tek dera e komisariatit ishte drejtësia ajo që i nxirrte nga dritarja pas komisariatit.

Dua ta them me plot gojën se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike mbeten për ne prioriteti kyç.

Goditjet ndaj grupeve kriminale do të vazhdojnë të intensifikohen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re