Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte këtë të enjte të 4 shkurtit, në familjen e Ardit Gjoklaj në Kombinat, të cilët e kishte zgjedhur për ta vizituar në ditën e parë të punës së tij si drejtues fushate në Njësinë 6.

Këlliçi, i cili është zgjedhur prej të martës drejtuesi politik i PD për zgjedhjet e 25 prillit në Degët 6, 13, 15 dhe 16 në Tiranë, në një postim në rrjetet sociale, zotohet se: “Sa të kem frymë, do të kërkoj drejtësi për Arditin”.

“Drejtësia për Arditin është gjithashtu detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar”, thekson Këlliçi.

POSTIMI I PLOTË

Po e nis ditën e parë të punës në familjen e Ardit Gjoklaj në Kombinat.

Arditi i mitur humbi jetën, sepse me punën e tij të ndershme, kërkonte të fitonte të ardhura për të siguruar librat e shkollës. Ai si gjithë të rinjtë kishte shumë ëndrra, që ju prenë në mes nga babëzia dhe korrupsioni i kryebashkiakut Erjon Veliaj. Nuk bëhet drejtësi për Arditin e ndjerë, kur Veliaj drekon me prokurorin e çështjes.

Drejtësia për Arditin është gjithashtu detyrim ndaj çdo të riu shqiptar që sot punon për t’u arsimuar.

Falenderoj familjen Gjoklaj që më pritën në shtëpinë e tyre! Sa të kem frymë, do të kërkoj drejtësi për Arditin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re