Gjatë fjalës që mbajti sot në seancën në Kuvend, Myslym Murrizi i bëri thirrje Fatmir Xhafajt që të bashkohej me partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare për të përzënë “herësin e pështirë të Damian Bylykbashit”.

Murrizi deklaroi se opozita dhe qeveria bëjnë sikur sulmojnë njëri tjetrin në sy të publikut dhe bashkëpunojnë për ndarjen e pushtetit, ndërkohë që ftesa për Xhafajn vjen në një moment, kur ish-ministri i Drejtësisë është i renditur në vendin e 23 në listën e qarkut të Tiranës.

“Zotin Xhafaj e pashë dje në një dalje publike me fanellën e Michael Jordan, ke kontribute në PS, sa ta marrin vesh shqiptarët kush është Michael, kam frikë se do votojnë Majkon. 

Të ftoj të bashkohesh me Mulsim Murrizin, për t’ia prishur numrat e fanellave që shqiptarët ta kenë 100% listën e hapur, GJK e ka pranuar kërkesën tonë, të ftoj që t’i bashkohesh me të drejtë për të përzënë të gjithë ata herëzin e përshtirë të Damian Bylykbashit.

Ftoj shqiptarët që më 25 prill, mjaft janë ngopur nga teatri i pështirë politik që këta janë kundra njëri-tjetrit. Sot e kësaj dite krismat e 97-ës ende nuk kanë dalë. Kanë rënë pre njerëz për teatrin politik”, tha Murrizi.

Në përfundim të fjalës së tij në Kuvend, Xhafaj ka shkuar pranë Murrizit në Kuvend ku pas një bisede të shkurtër, i kanë dhënë grushtet njëri-tjetrit, por me siguri do ti ketë thënë jo festës.

Në bisedë ka qenë i pranishëm edhe Ralf Gjoni, teksa shihet se ka qenë një bisedë e këndshme me të qeshura mes tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re