Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka folur në studion e “Abcnews”, në lidhje me situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë. Ndër të tjera ai u ndal edhe te llogaritja e vdekjeve. Sipas tij vdekje nga COVID-19, duhet të konsiderohen edhe ata pacientë që nuk i shfaqin shenjat. Sipas Mezinit, nëse llogarisnim edhe vdekjen e pacientëve asimptomatikë, shifrat nuk do të shkonin shumë lart.

Mezini-OBSH ka një përkufizim tashmë. Kur një pacient është i prekur nga sars-cov 2 quhet vdekje nga Covid, pavarësisht ka apo jo shenja. Sepse Covid përveç pneumonisë jep trombozë, infrakt miokardi. Më të predispozuar janë pacientët me sëmundje kronike.

Gazetari-Kjo do ti çonte shifrat shumë më lart

Mezini-Shumë më lart nuk do t’i çonte. Ne kemi vetëm vdekshmëri spitalore se bota ka vdekshmëri në shpi apo azile. Nuk është shumë e rëndësishme nëse vdiq një pacient nga Covid apo jo. Janë pacientë me sëmundje të akumuluara, COVID thjesht i ka shkurtuar kohën.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re