Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me arsyetimin se nuk donte të bënte pis emrin e Kosovës në Gjykatën e Hagës, është cilësuar si një akt i madh shtetëror.
Të shumët kanë qenë komentet në mbështetje të Haradinajt, duke e cilësuar një akt të papërsëritshëm.
Politikanë, gazetarë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë i kanë dhënë mbështetje absolute, tashmë ish- kryeministrit të Kosovës për aktin e tij.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Faceboo anëtari i kryesisë së Partisë demokratike, Tomorr Alizoti, u shpreh se Haradinaj vuri para së gjithash interesat Kombëtarë para atyre personal.
Sipas para Alizotit, para këtij akti të Haradinajt politikanët shqiptarë duken shumë të vegjël.
Ja postimi i Alizotit:
Mbi 100 vjet shtet e askush nuk e mori kurajon të dorëhiqej, të vinte fatet e kombit para interesave personale. Sa të vegjël duken pushtetarët e politikanët shqiptarë sot. Respekt për fisnikërinë Ramush Hajradinaj!”
