TIRANË-Të gjithë duhet të jeni sa më shumë aktiv në rrjetet sociale”, ky mësohet të ketë qenë një urdhër i Edi Ramës për kabinetin e tij qeveritar. Rama në filozofinë e tij bëson se nga mediat sociale mund të informohen njerëzit dhe për këtë gjë ka nisur dhe atë që ai e quan transformimin digjital.

Urdhrin e Ramës, duket se e ka përmbushur Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi. Ministri sot zotëron një Instagram me 41 500 ndjekës dhe është shumë aktiv duke postuar foto e  video nga aktivitetet e tij.

Instagrami që sot përdorët nga Ministri më herët ka qenë në pronësi të dikujt tjetër, dhe mesa duket ai ka paguar që ta ketë, pasi numëron 41 500 ndjekës. Sipas të dhënave që janë publikuar në Instagram, më herët kjo llogari ka qenë me emra të tjerë si; Anja Prifti, Emanuela Prifti, Amarildo Official apo dhe Sa t’kem jetë nuk të harroj. Instagram shkruan se para se kjo llogari të merrte emrin e Bledi Çuçit ka pasur dhe 35 të tjerë.

Ky veprim i ministrit është dhe mishërimi i një prej deklaratavetë Eduart Shalsit ku në vitin e largët 2013 premtonte se “nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante, sa është bërë deri tani (i referohej qeverisë së shkuar)”.

(A.B. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re