Drejtori i Institutit për Sigurimet Shoqërore, Astrit Hado, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores, Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, tha se mosha mesatare e përfitimit të pensionit në Shqipëri për burrat është 15 ndërsa për gratë 16 vjet.

Sipas tij mosha e daljes në pension në Itali është 67 vjeç, ndërsa në Shqipëri 62.

I pyetur nga moderatorja pranvera Borakaj se sa vjet mbas daljes në pension përftojnë shqiptarët, Hodaj tha se teorikisht për burrat është 15 ndërsa për gratë 16-të, por vitin e shkuar mesatarja ishte 22 vite, kjo edhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë në Shqipëri.

“Në Itali mosha mesatare e daljes në pension është 67 vjeç ndërsa në Shqipëri 62. Mosha e përftimit teorikisht është 15 vite te burrat, 16 te gratë. Kjo dhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, vjet mesatarja ishte 22”, tha Hodaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re