Ish-kryeministri Sali Berisha feston ditëlindjen e 77-të. Por si e gjen liderin historik kjo ditëlindje? Në një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se është më i motivuar se kurrë në një mision të ri, referuar “Foltores” përmes së cilës synon rikthimin në krye të PD-së.

Sot 77 vjec! Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen: Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe, Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit” shkruan Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re