Skip to content

Sa xhami ka shkatërruar në një vit mostra e Perëndimit në Lindje të Mesme?

2024 12 23T183549Z 2146249887 RC2YUBAU9GBR RTRMADP 3 ISRAEL PALESTINIANS LEBANON 1735519173

Sipas Ministrisë së Awqaf-it, gjatë vitit 2024 ushtria izraelite shkatërroi plotësisht 815 xhami dhe dëmtoi pjesërisht 151 të tjera. Përveç kësaj, 19 varreza u shkatërruan plotësisht, varret u përdhosën dhe trupat u zhvarrosën.

Raporti gjithashtu theksoi se tre kisha në qytetin e Gazës u vunë në shënjestër dhe u shkatërruan gjatë agresionit të vazhdueshëm izraelit.

Ministria dënoi më tej sulmet në xhaminë Al-Aksa, duke thënë se autoritetet izraelite kishin lejuar grupet e kolonëve ekstremistë të sulmonin dhe përdhosnin xhaminë.

Raporti përmend 256 incidente të inkursioneve të kolonëve në vendin e shenjtë, gjatë të cilave u kryen praktika fetare në kundërshtim me shenjtërinë e vendit, duke përfshirë veprimet e diskutueshme të ministrit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir.

Në një rast, gjatë festës hebraike të Hanukkah, 2,567 kolonë hynë në xhami, duke u angazhuar në rituale të tilla si vallëzimi e këndimi. /tesheshi.com/