Sa në të vërtetë punojnë nënat të cilat janë njëkohësish edhe të punësuara, është pyetja në të cilën ky artikull ofron përgjigjen.
Illustrative image of professional woman feeding her baby while using laptop
Dita e punës e femrave dhe nënave ngadalë po shndërrohet në ankth të pafund, të paktën kështu mund të lexohet në rezultatet e hulumtimit të kryer në kohën e fundit.
Kështu, përveç orarit të plotë të punës, nënat kalojnë 28 orë shtesë në javë duke u kujdesur për familjen, çka do të thotë që mesatarja e ditës së punës së nënës së punësuar është 13 orë, transmeton Telegrafi.
Tri të katërtat e nënave për shkak të orarit të tillë shumë rrallë kanë rast të ulen dhe të hanë kafjallin ose darkën në qetësi, ndërsa pushimin e vetëm në parim e kanë në vikend kur burrat gjejnë kohë ose vullnet për të ndihmuar në shtëpi ose rreth fëmijëve.
Rreth 8.5 orë në javë i shpenzojnë duke argëtuar fëmijët, derisa në gatim dhe përgatitje të ushqimit shkojnë pesë orë në javë, kurse pastrimi i shtëpisë zgjatet në 3 orë e 38 minuta.
Rrobat dhe enët marrin dy orë në javë, aq sa edhe blerja e ushqimeve, ndërsa rregullimi i dhomës një orë e 27 minuta, derisa vetëm dy minuta më pak shkojnë në ndihmën për të bërë detyra të shtëpisë.
Kur mblidhen të gjitha, përmbi 60 për qind e nënave kanë aq shumë punë saqë sistemin e imunitetit e kanë seriozisht të rrezikuar.



