Menjëherë pas vaksinës së parë të fëmijës duhet të dini se mund të ngrihet temperatura dhe kjo është shumë normale. Gjithashtu fëmija do të ketë siklet dhe do të ndihet i irrituar dhe te ndieje siklet diten e vaksinimit por mund te zgjase edhe diten tjeter, pra varet nga femija.

Pas vaksinimit fëmija juaj do të ketë:

Enjtje, forcim dhe skuqje të vendit të shpimit;

Temperaturë;

Gjendje e irrituar.

Këto simptoma mund të zgjasin 2-3 ditë dhe ju nuk duhet të shqetësoheni. Edhe pse fëmija do të shfaqë temperaturë, ajo nuk do të jetë shumë e lartë

Si të veprojmë nëse fëmija ka temperaturë?

Zakonisht themi se fëmija ka temperaturë kur ajo është më e lartë se 37.5 gradë dhe duhet të shkoni tek mjeku nëse:

Bebi nën 3 muajsh ka temperature 38 gradë ose më të lartë;

Bebi 3-6 muajsh ka temperaturë 39 ose më të lartë;

Pavarësisht moshës nëse fëmija krahas temperaturës ka edhe shenja të tjera që tregojnë një gjendje të përgjithshme jo të mirë.

Nëse fëmija ka temperaturë pas vaksinimit duhet të mbani ambientin e freskët, ku temperatura nuk duhet të jetë më shumë se 18 gradë. Nga muaji i 2 mund të përdorni paracetamol dhe nga muaji i 6 ibubrofen.

Nëse fëmija ka marrë vaksinën kundër meningjitit:

Gjatë marrjes së kësaj vaksine temperatura mund të rritet 6 orë pas shpimit dhe mund të zgjasë deri në 48 orë. Temperatura tregon se trupi po i përgjigjet imunizimit, por edhe nëse fëmija nuk ka temperaturë nuk duhet të shqetësoheni. Kjo varet nga fëmija dhe nuk ka lidhje me efektshmërinë e imunizimit.

Si të parandalojmë ngritjen e temperaturës?

Sipas kompanisë së madhe britanike së medikamenteve Calpol, dhënia e paracetamolit para rritjes së temperaturës do të ndihmojë jo vetëm në parandalimin e saj por edhe në qetësimin e përgjithshëm të fëmijës. Sipas eksertëve të prodhimit të Calpol, ju duhet t’i jepni fëmijës menjëherë pas shpimit shurupin paracetamol pas vaksinimit të 2 dhe 4 mujorit, për të dhënë një dozë të dytë pas 4-6 orësh.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re