Sabri Fejzullahu është një nga ikonat e muzikës shqiptare, i
cili u ka bërë ballë dekadave, duke qëndruar gjithnjë “në këmbë”, e duke
i ofruar publikut vazhdimisht këngë të bukura, shkruan Indeksonline.

Karrierën si këngëtar, Sabriu e filloi shumë herët, në vitin e largët
1967 ku për herë të parë e këndoi këngën “Tash jo” në Radiotelevizionin
e Prishtinës, në mënyrë profesionale e me orkestër të madhe simfonike.

Për të vazhduar më tej “Sabriano” e për të mos u ndalur as ditëve të sotme.

Sot ai po e feston ditëlindjen, duke mbushur 72 vjeç, por duke parë
energjinë e tij për të kënduar, ai nuk të lë këtë përshtypje.

Ka qenë djali i tij Ermal Fejzullahu që e ka uruar babain e tij me fjalët më të mira: “Urime ditëlindjen king”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re