Armando Sadikun bën hapin e madh në karrierë duke firmosur për Levanten dhe tashmë do të luaj në La Liga. Një arritje jo e vogël për sulmuesin që i jep mundësinë të luaj kundër Real e Atletiko Madrid, Barcelonas por edhe përballë yjeve, si: Mesi, Iniesta, Ronaldo, Ramos, Grizman etj.

Ka qënë tekniku Huan Ramon ai që e ka kërkuar sulmuesin e kombëtares në skuadrën ku luan edhe mesfushori Enis Bardhi.

Sipas asaj që raportojnë media spanjolle Sadiku i ka kushtuar 1 milionë euro Levantes dhe ka nënshkruar në kontratë derinë vitin 2020 duke shënuar golin e karrierës.

Turbina, Gramozi, Elbasani, Lokarno, Lugano, Zyrih, Vaduz, Legia dhe tashmë Levante. Kjo është trajektorja e klubeve në karrierën e Sadikut që ka shënuar dhe 11 gola me Shqipërinë.

Të shtunën, Levante pret Realin e Madridit dhe për sulmuesin mund të vijnë minutat e para për Sadikun, i cili e nis përballë…Kristiano Ronaldos./Berati.TV

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re