Autoritetet londineze njoftuan ndalimin e reklamave të ushqimeve fast food në transportin publik, duke theksuar se ka ardhur koha për të ndihmuar në luftën kundër obezitetit, sidomos te fëmijët.

Ky ndalim hyn në fuqi në shkurt të vitit të ardhshëm për prodhuesit e këtij lloj ushqimi, përfshirë dhe pijet me të njëjtin efekt. Reklama do të lejohen vetëm për produktet e shëndetshme, njoftoi kompania e transportin publik me bazë në Londër – TFL, si dhe vetë kryebashkiaku Sadiq Khan.

“Duke pasur parasysh 30 milion udhëtime në ditë në TFL-në, hapësira e saj reklamuese ofron një mundësi të madhe për promovimin e ushqimit cilësor, në funksion të një jete të shëndetshme të fëmijëve dhe familjeve të tyre”, u tha në një deklaratë të përbashkët.

“Po ndërmarrim një veprim novator për të ndihmuar në reduktimin e obezitetit të fëmijët”, shkroi kryebashkiaku Khan.

“Ndalimi i reklamave për ushqimet e pashëndetshme në transportin publik, është pjesë e një pakete masash”, shtoi ai.

Një studim i opinionit publik ka treguar se 82 përqind e qytetarëve të Londrës e mbështesin këtë lloj ndalimi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re