Laburisti Sadiq Khan u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Londrës të shtunën, duke mundur konservatorin Shaun Bailey.

Khan, i cili u bë muslimani i parë në krye të kryeqytetit perëndimor pasi fitoi në 2016, mundi sfiduesin Shaun Bailey, një kandidat nga Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson.

Khan fitoi 55.2 përqind të votave dhe Bailey 44.8 përqind.

 “Jam thellësisht i përulur nga besimi që londinezët kanë vendosur tek unë për të vazhduar të drejtoj qytetin më të madh në tokë”, tha Khan, i cili e bazoi fushatën e tij në krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e ekonomisë së turizmit në Londër.

“Unë premtoj të bëj më të mirën për të ndihmuar ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe të ndritshme për Londrën pas ditëve të errëta të pandemisë,” tha ai.

“This city is in my blood”

Labour’s Sadiq Khan, re-elected as London mayor, calls on the government to “work together to build a brighter, greener and more equal future for London”#BBCElections https://t.co/zaVIkpHMfj pic.twitter.com/hDg2qAxVx7

— BBC News (UK) (@BBCNews) May 8, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re