Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes 184 për shitjblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda, duke e shtyrë për në datën 8 Shtator.

Këta të fundit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria ka dhënë pretencën me nga 2.5 vite burg.

Të dy të akuzuarit u paraqitën në gjykatë rreth orës 13 e 30 minuta të kësaj të Enjteje, por munguan avokatët e tyre.

Në mungesë të mbrojtjes, është vendosur që seanca e radhës ndaj tyre të mbahet me datën 8 Shtator, duke qenë se muaji Gusht është muaj pushimesh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re