Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, po zhvillohet pasditen e kësaj të hëne në një gjykatë të Nju Jorkut. Këtë herë, Trump ndodhet përballë gjykatësve nën akuzën për mashtrim civil.

 

Javën e kaluar, një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Shtetit  e gjeti Trumpin dhe të pandehurit e tij përgjegjës për mashtrim  për rritjen e madhe të vlerësimit të aseteve në pasqyrat financiare. Vendimi ishte një fitore e rëndësishme për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila ngriti një padi prej 250 milionë dollarësh vitin e kaluar duke pretenduar se Trump dhe të pandehurit e tij kryen mashtrime të përsëritura në fryrjen e aseteve në pasqyrat financiare për të marrë kushte më të mira për huatë komerciale të pasurive të paluajtshme dhe sigurimet.

 

 

Por kjo nuk shënon herën e parë që Trump gjendet përballë togave të zeza si i pandehur. Ish-presidenti i SHBA është përballur shumë në gjyq, ndërsa saga me drejtësinë duket se po i vështirëson shancet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re