Duke komentuar dështimin e radhës që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ju caktua një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, e cila do të shënonte dhe nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ish-ministrja e Integrimt Majlinda Bregu, njëherësh sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, tha se në këtë proces nuk bëhet më fjalë nëse vendimi është i drejtë, pasi nuk është, por se ky vendim është i vështirë që lidhet me çështjet e brendshme të vetë BE.

Sipas saj, Macron kishte një farë të drejte lidhur me nevojën e reformimit të brendshëm të BE-së.

“Nuk është e drejtë as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë. Nuk është e drejtë as për kosovarët të mos kenë liberalizmin e vizave edhe pse e kanë marrë premtimin prej vitesh.

Nëse kishte një gjë të vërtetë që qëndronte në idenë e Macron para disa vitesh që duhet të merreshin me thellimin e BE së brendshmi është pikërisht dhe për këtë arsye se ka shumë çështje që në një moment të caktuar një vend i BE mund të ngrejë pretendime duke bllokuar një vend në proces anëtarësimi“, tha Bregu në një prononcim televiziv.

Ajo mbajti një linjë qeveritare kur tha se “unë pres që ta shohim datën e mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare, ne i bashkohemi Evropës me standarde dhe nuk është kohë e humbur. Data a anëtarësimit nuk është në dore të vendeve të Ballkanit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re