Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Kashoggi, filloi procedimet para Gjykatës së Qarkut Amerikan të martën kundër Princit të Kurorës saudite Mohammed bin Salman dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Cengiz dhe një grup i të drejtave i ngritur nga Khashoggi para vdekjes së tij kanë filluar procedurat në Uashington kundër Bin Salman dhe më shumë se 20 zyrtarëve të tjerë të lartë sauditë.

“Tortura dhe vrasja brutale e Khashoggi tronditi ndërgjegjen e njerëzve në të gjithë botën,” thuhet në dokumentin që ata dorëzuan.

Ata theksuan se qëllimi i vrasjes ishte të heshtte Khashoggi, i cili ishte një mbrojtës i të drejtave në Shtetet e Bashkuara.

“Ky atentat u krye me urdhër të Princit të Kurorës saudite Mohammed bin Salman. I akuzuari i pa veprimet e Khashoggi në Shtetet e Bashkuara si një kërcënim ekzistencial për interesat e tij,” thanë ata.

Kanë kaluar dy vjet nga vrasja brutale e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll dhe të dyshuarit kryesorë nuk janë mbajtur kurrë përgjegjës për krimin.

Eshtrat e gazetarit të vrarë Khashoggi nuk u gjetën kurrë dhe raportet e hetuesve thonë se ato ishin shkatërruar plotësisht, në mënyrë që të mbulonin çdo gjurmë të këtij krimi.

Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se vrasja e Khashoggi ishte planifikuar dhe kryer me urdhër të Bin Salman, por Riadi zyrtar mohon akuzat.

Në shtator, kryeprokurori saudit njoftoi vendimet përfundimtare për tetë persona të akuzuar për vrasjen e Khashoggi.

Pesë të pandehur u dënuan me 20 vjet burg secili, një nga dhjetë dhe dy deri në shtatë.

Autoritetet saudite nuk zbuluan identitetin e të dënuarve, as kush e mori atë dënim, gjë që intensifikoi më tej dyshimet dhe kritikat se e gjithë procedura gjyqësore kishte si qëllim fshehjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re