Moderatori shqiptar Saimir Kodra i emisionit “Stop” në TV Klan është infektuar me COVID-19.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë moderatori gjatë emisionit “Stop” ku tha se ai është infektuar me koronavirus që në janar, dhe këtë e ka vërtetuar nga analiza sierologjike e cila e ka nxjerrë atë pozitiv.

“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën sierologjike dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”, – pohoi Kodra.

Gjithashtu Kodra deklaroi se dhe pse i infektuar ai ka qënë asimptomatik nga COVID-19.

Me këtë lajm, vërtetohet që COVID-19 ka qënë në Shqipëri që në Janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re