Shef i Organizimit në grupin e Sali Berishës, Klevis Balliu thotë se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu ka prapavijë politike. I ftuar në studion e lajmeve në “Panorama TV”, Balliu u shpreh se ish-ministri i Brendshëm doli nga burgu si miliarder.

Për Balliun duhet të ishin konfiskuar pasuritë e Saimir Tahirit dhe ato të përdoreshin për infrastrukturë dhe për ndihma ekonomike, pasi siç u shpreh ai me kanabizin që i beri vendit fitoi qindra e miliona euro.

Kanabizimi i vendit u shpreh Balliu është bërë me lejën e Ramës dhe Tahiri, tha ai, krahasuar me kryeministrin është një cigare hashashi.

“Duke dalë nga burgu ai fitoi, tani i mbetet vetëm të shijojë paratë.

Si e kanabizoi ai vendin? E kanabizoi me ndihmën e Ramës. Tahiri krahasuar me Ramën ishte një cigare hashashi. A ka drejtësia sot një logjikë që ndryshoi akuzën nga akuzat për kanabizim të vendit tek shpërdorimi i detyrës?!

Sot kjo situatë, liria që iu dha Saimir Tahirit vërteton mungesën e drejtësisë.

Tahiri gjatë kohës kur ka qenë deputet dhe ministër nxori një urdhër që nëse kapesh me x gram hashash beje dy-tre vite burg. Ka fëmijë që janë arrestuar për këtë dhe po bëjnë më shumë burg sesa Tahiri.

Unë kërkoja konfiskimin e pasurisë së Tahirit, dhe ato para të shkonin për ndihmë ekonomike, për infrastrukturë. Kanë bërë qindra miliona euro këta me kanabis, nuk mbollën një parcelë, por një shtet.

Ne duhet të jemi realist me analizën. Lirimi i Tahirit ka edhe një prapavijë politike. Kush është? Ajo që  thashë, që Tahiri di shumë për Edi Ramën. Fakte dhe prova të lidhjeve kriminale të Ramës ka pa fund.

Këta arrestuan Tahirin, por nuk mund të arrestohet Tahiri  pa Ramën.

Njeriu që mbolli një shtet të terë doli nga burgu dhe doli miliarder nga burgu sepse nuk ka konfiskim pasurie”, tha ndër të tjera Klevis Balliu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re