Gjykata e Elbasanit me kërkesë të prokurorisë ka liruar nga qelia Saimir Tahirin. Vendimi është dhënë sot nga gjyqtarja Matilda Fetau, e cila ka vendosur që pjesën e mbetur të dënimit, ish-ministri i brendshëm Tahiri ta përfundojë në masën e arrestit të shtëpisë.

Gjyqtarja ka argumentuar se për shkak të probleme shendetësore të bashkëshortes së ish ministrit Tahiri dhe faktit që ai duhet të kujdeset për dy fëmijët e mitur, ka vendosur që të lirojë nga qelia Saimir Tahiri, për të kryer në shtëpi, pjesën e mbetur të dënimit.

Ish-ministri i brendshëm u dënua për shpërdorim detyre me tre vite e 4 muaj burg, pasi trupi gjykues e gjeti atë fajtor me argumentin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, gjatë kohës që ka qenë në postin e ministrit të brendshëm, në vitet 2013-2017.

Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm nisë në vitin 2017, nën dyshimet se ai kishte lidhje me një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës të drejtuar nga vëllezërit Habilaj./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re