Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është liruar nga burgu. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie.

 

Më 4 shkurt 2023, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘shpërdorim të detyrës’, pas një seance maratonë. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

 

Tahiri u dënua vetëm për “shpërdorim detyre” , ndërsa akuzat për  “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” ranë.

 

Ish ministri i Brendshem u lirua pasi gjykata vendosi të njohë edhe dënimin me shërbim prove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re