Protesta që pritet të nisë nga momenti në moment pas shembjes së Teatrit Kombëtar, do të ketë në fokus një peticion. Protestuesit do të firmosin një peticion, me anë të të cilit do të kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte.

Pamjet e këtyre banderolave do të jenë disa nga mesazhet që aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të shpalosin sot kundër qeverisë në protestën që do të nisë në orën 17:30.

Në foto shihet se aktivistët kanë rrethuar kangjellat metalike të vendosura nga policia me shiritin e verdhë, që vendoset në një skenë krimi, për të ironizuar kështu edhe qeverinë me vendimin për shembjen e godinës së teatrit.

Protesta që pritet të nisë nga momenti në moment pas shembjes së Teatrit Kombëtar, do të ketë në fokus një peticion. Dosja.al mëson se protestuesit do të firmosin një peticion, me anë të të cilit do të kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re