Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të njihet ditën e sotme me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit.

Vendimi ishte parashikuar të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën shtyrjen e saj.

Për këtë nuk pati asnjë koment nga ish- ministri, i cili hyri i buzëqeshur në Gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re