Skip to content

Saimir Tahiri vendos të flasë, nesër në konferencë për mediat

Pas një heshtje disa mujore, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, konfirmoi për Vizion Plus, se të shtunën në orën 10:30 do të dalë në një konferencë për mediat.
 
Ndërkohë ish-ministrit nuk pranuan të japin detaje, por thanë se gjithçka do të mbetet surprizë deri në momentin e fundit.
 
Dalja për mediat e Tahirit do të jetë në një sallë konferencash të një prej hoteleve të njohura në Tiranë. Ish-ministri ka qëndruar i distancuar nga mediat që prej dorëzimit të mandatit të deputetit në maj të këtij viti, për të qenë i gatshëm për t’u përballur me akuzat e drejtësisë për trafik droge me Habilajt.