Teksa votoi sot në qendrën te Parku Olimpik Tiranë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri  uroi që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët

 “Kam ardhur për të votuar është një e drejtë e imja kushtetuese dhe e cdo qytetari do të doja që e gjithë kjo të mos kishte ndodhur debati të ishte për më pak taksa, më shumë shërbime, qeverisje më të mirë. Uroj që kryetarët që do zgjidhen në mandatin e ardhshëm 4 vjet të punojnë për qytetarët”- tha Tahiri.

Do ta respektoni ju dekretin e Metës për votime në 13 tetor?

Ka shumë kohë deri atëherë, unë sot votova

Ju jeni përfolur si rival i Veliajt, do donit të ishin në këtë garë?

Nuk ka lidhje.

Ka pasur të arrestuar, mendoni se po gabon policia si po sillet?

Pyesni Sandrin për këtë, Sandrin ministrin, por gjithsesi unë uroj që të shkojë gjithçka mirë, nuk e meritojnë njerëzit që të shohin tmerr në televizor, këto janë zgjedhje si ti administrojmë më mirë qytetet.

Tahiri u shfaq tek qendra e votimit sëbashku me bashkëshorten e tij dhe të dy djemtë.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re