Pak minuta pas denoncimit të bërë për grabitjen e menaxherit të një supermarketi në zonën e “Brrylit” në Tiranë, policia arrestoi vetë menaxherin.
 
Sipas bluve, 27-vjeçari Albi Çeliku, bëri kallëzim të rremë, sikur disa persona i morën nën kërcënimin e armës një çantë me 500 mijë lekë.
 
Pas marrjes në pyetje, i riu pranoi se kishte sajuar ngjarjen, pasi ato para i kishte lënë në bixhoz.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re