I pandehuri i katërt në procesin e njohur si “Babalja”, Albert Veliu, është në prag të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri.

Informacioni është komunikuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën për informacion mbi ekstradimin e Veliut.

Në sqarimin e MD-së shkruhet se: “Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi.

Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30.”

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore deri në mbërritje të Veliut dhe kërkesa e saj është miratuar nga Gjykata. Kjo instancë ka përcaktuar që seanca e radhës ndaj Veliut të mbahet më 30 tetor në orën 13:30 minuta.

“Babalja” u bë i njohur nga publikimi i audio-përgjimit prej Partisë Demokratike, që pretendoi se ai fliste me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, Agron Xhafën, një skenar ku ishin implikuar disa institucione në vend ku kishte akses “selia blu”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re