Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta krahasoi disa kandidatë për kryetar bashkie, duke u ndalur në Durrës dhe në Elbasan.

ilir meta2

Meta tha se Emiriana Sako i shmanget një debati me Igli Caren, kjo për arsye se ajo ka firmosur që 10 mln euro nga buxheti i bashkisë së Durrësit ti kalojnë inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa rivalin e Luçiano Boçit në Elbasan, Meta e konsideroi si plastelinë, që edhe ai nuk ka guximin të përballet me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Pse i shmanget debatit me Igli Carën ajo zonja atje? I shmanget sepse ka firmosur një të tretën e buxhetit të Durrësit, 10 mln euro ka firmosur që lekët e Durrësit të vijnë tek inceneratori i Tiranës. Me 10 mln euro në Durrës ishin bërë të gjitha kopshtet dhe shkollat dhe rrugët. Pse nuk del ai tjetri, ja lë karrigen bosh  Luçiano Bocit. Vete ky merr në gojë Luçiano Boçin! Po le të vejë ky të dalë me Luçiano Boçin meqë atë plastelinën e tij nuk e nxjerr dot atje. Ky e çoi Elbasanin të parafundit sa i takon  varfërisë, Elbasani në mes të Shqipërisë. Vete ky dhe bën edhe shaka në Elbasan. Ka vrarë njerëz atje për  të vjedhur zgjedhjet. I ka lënë ata njerëz në dorë të bandave. Ne kemi një figure si Luciano Boci dhe figura të tjera atje që do ta kthejnë Elbasanin në qytet të qytetarisë dhe jo në qytet të bandave dhe krimit”, tha nder të tjera Ilir Meta gjatë një takimi me gratë dhe vajzat e njësisë 9 në Tiranë,

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re