Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në grupimin e Sali Berishës, Jola Hysaj në një intervistë për Panorama TV tha se në Durrës po shpërdorohen fondet e Bashkisë për fushatë elektorale, ku tha se po shkelet Kodi Zgjedhor duke asfaltuar rrugët pak para zgjedhje.

Hysaj tha se kryebashkiakia e Durrësit, Emirjana Sako është një ‘marionetë’ në dorë të kryeministrit Edi Rama, pasi garën për Bashki e ka ky i fundit dhe se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ po garon denjësisht në zgjedhje, dhe jo si Sako të cilës i është dhuruar mandati.

Sakaq shtoi se opozita do të denoncojë në KQZ dhe SPAK për atë çfarë po ndodh në Durrës lidhur me asfaltimet dhe shpërdorimin e fondeve, ku shtoi se qytetarët duhet të bëjnë më të mirën për vendin e tyre.

Pjesë nga intervista:

“Kishte një fond për gjelbërimin, por zonja Sako e pa të arsyeshme që duhet të kemi më shumë gjelbërim, por është inekzisten pasi Durrësi është betonizuar. Dy javët e fundit është intensifikuar rrugët e asfaltuar në zona rurale, brenda 3 orësh. Nuk dinë cilat janë fondet dhe standarde, PD ka denoncuar pranë KQZ për këto asfaltime dhe përurime para zgjedhjeve, jo më larg se para dy ditësh në Porto Romano u hap rruga, por nuk ka llogari dhënie, KQZ e ka ndaluar para zgjedhjeve. Sako është gjobitur, por 1 mln lekë nuk bëjnë diferencë në buxhet ku po investohen punëmbaruarit të Ramës, që ka kontaktuar të mbifuqishmit e Durrësit, pasi Sako është një marionetë në dorën e Dakos dhe të Ramës, garën e ka vetë kryeministri. Nga marrëveshja dy palëshe ka qenë e ndaluar, kur thuhej se nuk do ketë shpenzime në fushatë.

KQZ ka ndërmarrë një gjobitje ndaj zonjës, por i duken shumë normale këto investime dhe ajo e asfaltimit të zonave, ku një pjesë asfaltohet dhe tjetra lihet në harresë se ka të majtë dhe të djathtë. Një favor këtu një atje, blihet vota.

Keni denoncuar në KQZ?

Patjetër që po dhe do kallëzojmë dhe në SPAK. Edhe më herët nuk kemi pasur zgjidhje, nuk duhet dremitur. Ndryshimi dhe fryma që ka Durrësi ndaj Igli Carës nuk do ndryshohet me asfaltime.

200 euro për blerjen e votës, keni fakte?

Ofertat janë nga 200 euro për votë dhe një pjesë çojnë dhe ushqime, por janë kthyer nga qytetarët pasi nuk janë mbajtur premtimet. I bëj thirrje qytetarëve të mos gënjehen por të ecet përpara, opozita do t’i kthejë vlerat normale.

Keni informacion nëse asfaltimet kanë qenë të miratuara në buxhet?

Është e ndaluar në fushatë, ku ndodh që të ketë shkelje të kësaj grade. Aktualisht këshilli bashkiak i përket socialisteve dhe vendimet i kanë marrë sipas dëshirës, ndërkohë që në kohë zgjedhje ndalohet, shpërndarja e fondeve apo investimeve. Ku po zbatohen këto rregulla, qytetarët duhet të bëjnë më të mirën për vendin e tyre.

Durrësi e ka treguar se di të dënojë, biri i tij garon i vetëm dhe nuk garon me sekserë dhe persona që i shkruajnë fjalimet, si Sakos. Sakos ia dhuruan mandatin, askush nuk e njeh në Durrës. Cara është kandidati më favorit, Rama është deputeti në Durrës por nuk ka shkelur asnjë moment.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re