Pas një pune 2-vjeçare, si kryetare e komanduar në Bashkinë e Durrësit, Emiriana Sako kërkon votëbesimin e qytetarëve për marrjen e mandatit zyrtarisht.

 

Prioritet për kandidaten socialiste në këto zgjedhje të pjesshme vendore mbetet programi i rindërtimit.

 

EMIRIANA SAKO – KANDIDATE E PS NE DURRES

Patjetër që kemi një vizion të gjatë për Durrësin me projekte shumë ambicioze dhe madhore, të cilat do bëhen me mbështetjen e qeverise shqiptare, por sfida ime mbetet programi i rindërtimit. Sigurisht me buxhetin e bashkisë do të realizojmë programe të ndryshme për rininë. Përmirësime të gjelbërimit e ndriçimi.

 

Përçarjen në radhët e opozitës, Emiriana Sako se sheh si një avantazh për socialistët. në një intervistë për Vizion Plus, ajo i kërkoi elektoratit gri që t’i bashkohet të majtës me qëllim që projektet e nisura për zhvillimin e qytetit të shkojnë drejt përfundimit.

 

 

Ne kemi shumë projekte për Durrësin, në mënyrë të veçantë do vlerësoja projektin e Amfiteatrit të Durrësit dhe hapjen e plotë të tij, si dhe gjithë rikonstruksionin e qendrës historike të qytetit të Durrësit, ku do kemi mundësi të ndërhyjmë në rehabilitimin e shumë objekteve dhe duke e kthyer qendrën e qytetit në një zonë ekonomike turistike e shfrytëzueshme gjatë gjithë vitit.

 

Në zgjedhjet e 6 marsit, Sako do të ketë përballë Ardian Mukën nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe Luan Hotin nga radhët e Partisë Demokratike. Emiriana Sako mori drejtimin e bashkisë pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga posti kryetares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re