Një burrë në moshë ka dhënë frymën e fundit në tentativë për të shpëtuar vajzën, e paralizuar. Laurenc Keisi ishte me të bijën kur për një moment kjo e fundit humbi kontrollin e karriges me rrota (elektrike) dhe përfundoi në kanalin Bude (Britani).

Laurenc hidhet menjëherë në kanal për të shpëtuar të bijën. Arrin ta mbajë jashtë ujit, ndërsa të tjerë qytetarë ndihmojnë. Vajza e burrit shpëtoi për mrekulli, por i ati. Për të mbajtur të bijën gjallë, ai dha jetën në këtë kanal.

Familja e të ndjerit përcolli një mesazh falenderimi për njerëzit që ndihmuan Laurencin dhe vajzën e paralizuar, Keisin.

“Laurenc ishte një baba i devotshëm dhe akti i tij i fundit si i tillë, ishte t’i shpëtonte jetën të bijës. Ne ju jemi falenderues e veçanërisht atyre pjesëtarëve të publikut që ndihmuan për t’i shpëtuar jetën vajzës”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re