Një grua u shtrua në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi mori një plumb në kurriz, në përpjekje për të shpëtuar vajzën e saj nga çmenduria e një shoferi.

Ky i fundit u nervozua sepse gruaja i preu rrugën me makinë dhe nga makina e tij, ka nisur të qëllojë mbi gruan. 29 vjeçarja ka shkuar menjëherë në sediljen e prapme dhe ka mbështjellë me trupin e saj fëmijën, vajzën e saj 7 vjeçe.

Një plump e ka kapur në kurriz 29 vjeçaren, ndërsa 7 vjeçarja shpëtoi pa asnjë lëndim. Pasi qëlloi për disa herë në drejtim të gruas, burri i panjohur u largua, duke i shpëtuar policisë.

Siç raportuan media e huaj, gruaja rrezikon jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re