Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me një grup grash në Lezhë, ku ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim më to mbi sakrificat e tyre dhe familjen.
Në një postim të bërë në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se “ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”.
“Kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri”, thekson Basha.
Reagimi i plotë
Kënaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane. Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.
Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.
Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.
Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë prioritet për çdo qeveri”, shkruan Basha.