Ylli i futbollit egjiptian Mohamed Salah ka bërë thirrje për ndryshime në mënyrën se si trajtohen gratë në botën myslimane.

Futbollisti i Liverpulit u emërua nga Time si një nga 100 figurat më me ndikim të vitit, së bashku me atletët e tjerë të njohur si Tiger Woods, LeBron James dhe Naomi Osaka.

Salah tha për Time se qëndrimet e tij ndaj barazisë gjinore kishin evoluar gjatë viteve, dhe se ai vet donte të shihte më shumë ndryshime.

“Mendoj se duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në kulturën tonë”, citohet të ketë thënë Salah. “Dhe kjo nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër.”

Ai tha se trajtimi i grave Lindjen e Mesme i kishte ndryshuar mendimet e tij mbi çështjet gjinore.

“Unë e mbështes gruan më shumë se ç’kisha bërë më parë, sepse ndihem sikur ajo meriton më shumë se çfarë merr ajo tani,” tha Salah.

Salah është i famshëm në Egjipt pasi ndihmoi vendin e tij të kualifikohet për Kupën Botërore 2018, dhe kjo ishte hera e parë që ata kishin arritur në finale, që nga viti 1990.

Ai u emërua Futbollisti Afrikan i Vitit në 2017-tën dhe 2018-tën dhe ishte gjithashtu futbollisti anglez i vitit për periudhën 2017-2018 pas një sezoni fenomenal me Liverpulin.

“Të jesh egjiptiani i parë në këtë situatë me diccka që askush nuk e ka bërë këtë më parë … është diçka ndryshe”, tha ai, duke këmbëngulurur se fama nuk i kishte ndryshuar mënyrën e jetesës së tij.

“Unë thjesht jetoj jetën time normale,” tha ai. “Pjesa më e madhe e kohës qëndroj në shtëpi, nuk më pëlqen të dal.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re