Skip to content

Sali Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të jetë në pushtet

Sali Berisha deklaron se nisma Ballkani i Hapur dhe të gjitha marrëveshjet e firmosura në kuadër të saj, do të rrëzohen sapo Partia Demokratike të marri pushtetin.

Duke folur në protestën e organizuar përballë Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ardhur në Tiranë si drejtues i “Ballkanit të Hapur”.

Ndërsa Serbinë, Sali Berisha e konsideron Rusi të vogël që përbën rrezik për Ballkanin.

“Aleksandër Vuçiç ka ardhur këtu si udhëheqës i Ballkanit të Hapur, si udhëheqës i aleancës trilaterale, i tillë nuk do jesh kurrë i mirëpritur në Tiranë. Jo dhe jo sepse nordi yt është Moska, sepse prapa nismës tënde qëndron ideja e serbmadhisë, sepse prapa nismës tënde qëndron përpjekja për të shndërruar këtë zonë në zonë influence të Putin.

Sot Serbia e Vuçiç edhe më shumë se ajo e Millosheviç është shndërruar në Rusinë e vogël, në të vërtetë Rusia e vogël është rrezik për paqen, stabiliteitn e Ballkanit dhe të Europoës.

Protesta jonë sot është protesta e mbarë njerëzve të qytetarëve të cilët nuk pajtohen me genocidin dhe krimin kundër njerëzimit që presin nga Beogradi të kërkojnë falje publike dhe jo të mohojnë genocidin e Srebrenicës, genocidin ciklik kundër shqiptarëve, sepse ata që mohojnë genocidet mbeten në fazën e egërsisë njerëzore.

Kjo protestë e parë e këtij lloji ka dimensione të shumta. Në emër tuajin dua të deklaroj se Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë me të gjitha aktet sa PD të jetë në pushtet. Ballkanin e Hapur treshja Vuçiç dhe vasalët e tij përpiqen ta paraqesin ndonjëherë edhe si politikë që e mbështesin SHBA. E vërteta është që ky është një mashtrim. SHBA mbështesin bashkëpunim midis vendeve të barabarta dhe jo midis vendeve të panjohura, vendeve të nënshtruara”, tha Sali Berisha.