Më 11 dhjetor, data kur Sali Berisha ka paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, thotë se do të jetë dita kur kryedemokrati Lulzim Basha do të arkivohet në historinë e turpit të këtij vendi.

Në takimin me demokratët e Burrelit gjatë takimit të Foltores, Berisha tha se Lulzim Basha ka hyrë në lojë të rrezikshme kundër pluralizmit politik.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama u shpreh se në 11 Dhjetor do të marrë përgjigjen që nuk e ka marrë asnjëherë në 30 vite histori të pluralizmit.

“Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizimit politik në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, gabuan rëndë. Edi Rama merr në 11 Dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite.

Pengu i tij Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi.

Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shndërruar opozitën shqiptare në ministri të narkoshtetit do të dështojë me turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, e mirëpresin forcat konservatore në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re