Sali Berisha në një deklaratë për mediat foli për situatën në Partinë Demokratike.

Berisha tha se PD-ja do bashkohet dhe do shndërrohet në një forcë politike më të fortë.

Selia është e PD dhe nuk ka asnjë diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka patur më të fortë Shqipëria ndonjëherë”-tha Berisha.

Ndërsa qëndrimin e Alibeajt, ku një ditë më parë i kërkoi që të largohej ashtu siç bëri Basha, Berisha kishte këtë koment:

Sa i përket fletushkës që lexoi zoti Alibeaj mund të them vetëm se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu por kjo nuk është normale”-tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re