Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se brenda selisë së PD-së ka pasur një njësi paramilitare të përbërë nga vrasës, pengmarrës, trafikantë e fondamentalistë e ngarkuar me mision  për të ruajtur Lulzim Bashën.

Ai ishte i ftuar në Euronews Albania ku deklaroi se personat që kanë qenë brenda PD-së kanë qenë të armatosur me të gjithë arsenalin që kanë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Protesta jonë ishte paqësore. Ne shkruam të nxjerrim nga zyra vrasësit dhe personat e tjerë në kërkim si dhe deputetin Lulzim Basha. 

Edi Rama zbatoi aty planin e tij. Është projekt i tij. Nuk ka kryeministër në botë në një vend normal që pranojn që trafikantët, vrasësit të qëndrojnë, brenda një partie, të hanë aty, të pijnë. Ata që ishin brenda kishin të gjitha mjetet që ka FNSH-ja. 

Kishin pistoleta neuroparalizante, kishin bomba shurdhuese, bomba tymuese, pluhura toksike qe përdoren në zjarrfikëse, kishin armë zjarri. Aty kishim një njësi paramilitare e përbërë nga vrasës, pengmarrës, trafikantë, fondamentalistë që u lejuan nga qeveria të ruajnë peng Bashën” – tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re