Nga Sali Berisha

E verteta cullak e standartit europian në ilaçe të Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajni Flakës
Në çdo fjalë një mashtrim!

Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajni Flaka pasi kishin mbushur farmacinë e QSUT me 7 milionë euro ilaçe të skaduara dolën sot duke treguar një korridor me dollape e rafte dhe sipas tyre me një derë të cilën e shpallën standart europian.

Mashtrim dhe vetëm mashtrim.

Në fushën e barnave standarti europian konsiston mbi të gjitha në importin në vend vetëm të ilaçeve të miratuara për shitje dhe përdorim ne territorin e vendeve të BE.
Ligji i qeverisë së para vitit 2013 ndalonte në mënyrë kategorike hyrjen në Shqipëri të medikamenteve që nuk lejoheshin të përdoreshin në territorin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe SHBA. Në rastin e fundit pra qe nuk kishin miratimin e FDA (Food and Drug Administration)

Në një akt korruptiv të papërgjegjshëm në bashkëpunim direkt me ndrikull Nushin dhe për ti hapur dyert për importin e prodhimeve farmaceutike të Serbisë, kompaninë shteterore të të cilës përfaqësonte ndrikulla në fjalë, ligji i sipër cituar u amendua duke hequr klauzolen që impononte vendosjen e standartit Europian për ilaçet që do përdoreshin në Shqipëri. Kjo bëri që vendi të mbushet me ilaçe jashtë çdo standarti dhe që kompanitë më serioze farmaceutike përendimore të largohen nga Shqipëria. sb

E verteta cullak e standartit europian ne ilaçe te Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajni Flakes
Ne cdo fjale nje…

Posted by Sali Berisha on Tuesday, May 12, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re