Skip to content

Sali Berisha /Çfarë po ndodh? Tymi mbulon bashkinë e Tiranës (Video)

Green Organic Warm Food and Restaurant Bio Link Website 1 8

Një VIDEO është publikuar paraditen e kësaj të hëne nga kreu i PD-së Sali Berisha, ku një re tymi shfaqet në tarracën e bashkisë së Tiranës.

Kryedemokrati Sali Berisha pretendon se po digjen prova dhe dokumente me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili prej dy javësh ndodhet në qeli me urdhër të SPAK
Lali Vjedhësi po djeg prova dhe dokumenta! Sb”, shkruan kryedemokrati.
Ende nuk dihet se çfarë është djegur në tarracën e Bashkisë, ndërsa tymi ka qenë prezent gjatë orëve të mesditës së sotme.
Kujtojmë që zona e tarracës së Bashkisë së Tiranës është përdorur nga Erion Veliaj për ceremoni të ndryshme.